EMRI/ E rëndë në Elbasan, gjendet një trup i dekompozuar

Një trup i pajetë në gjendje të dekompozuar është zbuluar në lagjen ‘Çlirimi’ në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se personi i vdekur është gjetur në një banesë.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për një person me emrin Ilir Dauti, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, saqë trupi kishte nisur të dekompozohej.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton. 

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.