Futbollisti i Machester United u godit nga tifozët e Leeds United, nisin hetimet

Në ndeshjen Leeds United-Manchester United, e fituar 2-4 nga “Djajtë e Kuq”, në minutën e 70-të ndodhi një episod i shëmtuar.

Futbollisti i ri i “Djajve të Kuq”, Anthony Elanga, u godit nga një objekt i hedhur nga turma në momentin e festës së golit (2-3) të Fred në minutën e 70-të.

Gjatë ndeshjet pati gjithashtu kore ofenduese nga të dyja tifozëritë.

Ishte ndeshja e parë para tifozëve mes dy rivalëve të vjetër në “Elland Road” që nga tetori 2003.

Elanga shënoi golin e katërt të ekipit të tij kur kishin mbetur edhe dy minuta nga koha e rregullt.

“Me sa di unë, është hapur një hetim për gjithçka ndodhi në këtë ndeshje, por unë nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë në fund,” – tha trajneri i përkohshëm i Manchester United, Rangnick.  

“Elanga dukej mirë dhe ishte i lumtur që shënoi. Është e qartë se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhi, por atmosfera ishte e mrekullueshme”.

Arrestimet në ndeshjet e futbollit në pesë ligat kryesore angleze janë në nivelet më të larta prej shumë vitesh.

Ka patur më shumë se 800 arrestime në lidhje me futbollin në gjashtë muajt e parë të sezonit dhe më shumë se 750 incidente të raportuara.