I hapi rrugën fitores së Sasuolos në ‘San Siro, sulmuesi i Sasuolos: Me Interin u argëtuam

Xhakomo Raspadori ka qenë pa dyshim një nga më të mirët e ndeshjes që Sasuolo fitoi 2-0 në “San Siro” me Interin, jo vetëm sepse shënoi golin e parë, por sepse ishte një rrezik konstant në portën e Handanoviç.

“Jemi argëtuar pa masë në këtë ndeshje dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Nuk patëm rënie në asnjë moment dhe për këtë na ndihmoi edhe nisja e mirë e sfidës. Luajtëm me shumë dëshirë pavarësisht kundërshtarit”, tha sulmuesi në fund duke “injoruar” rivalët.