Meta kujton Dëshmorin e Atdheut: 10 vite më parë, ra në krye të detyrës në vijën e parë kundër terrorizmit

Presidenti Ilir Meta kujton 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se “Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë”.

Mesazhi i Metës:

Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli.

Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.
Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar!
LAVDI!