Donald Veshaj s’e fitoi Big Brotherin, ironia e mikut të ngushtë: Hajde gallatë, hajde...

Padyshim që ai ka lobuar shumë që Donald Veshaj të fitonte këtë edicion të parë të Big Brother Vip.

Bëhet fjalë për këngëtarin Elgit Doda, që është edhe miku i ngushtë i Donaldit.

Këngëtari ka reaguar fill pas shpalljes së verdiktit të shqiptarëve, duke u shpallur fitues Ilir Shaqiri.

Në dy postime në rrjetet sociale, Elgit Doda thotë se; “I drejti fiton një ditë. Mbajeni mend. Nuk hahet haku i një populli”, shkruan ai në Instagram.

Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, këngëtari shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.