Bëhuni gati! Rikthehet në muzikë Era Istrefi pas një shkëputjeje të gjatë!
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka bërë një pauzë të gjatë në muzikë, arsyeja e së cilës nuk dihet ende. Mirëpo, për të gjithë ata që iu ka munguar, kemi një lajm të mirë!
Era do të rikthehet së shpejti dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo.
Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shihet shumë në formë, duke njoftuar se do të vijë me këngë të re.
“Muzikë e re shumë shpejt, mbani sytë hapur”, ka shkruar Era.