FOTO/ SKY ECC bën kërdinë: Tonelata kokainë, armë dhe makina luksi

Një ditë më parë, lideri historik demokrat, Sali Berisha paralajmëroi se autoritetet e vendeve evropiane kanë arritur të dekodojnë përgjimet e mafias shqiptare, të kryera përmes aplikacionit SKY ECC.

Sipas tij, në këto përgjime dalin zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ai tha se këto përgjime do tronditin narkoshtetin shqiptar.

Të martën, policia në Belgjikë, Gjermani, Spanjë, Itali, Holandë dhe disa vende të tjera kreu një mega-operacion kundër mafias shqiptare. Operacioni erdhi pasi u zbërthyen miliona komunikime të kryera në SKY EÇ, rrjetin e preferuar të komunikimeve të mafias.

Gazeta belge NiewsBlad shkruan se në të njëjtën ditë që u godit mafia shqiptare, policia në Brazil dhe Spanjë goditi një bandë që mendohet se ka trafikuar 10 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës që prej shtatorit të vitit 2020.

400 kg kokainë u sekuestrua në këtë operacion, ndërkohë që u kapën edhe armë, para cash, makina luksoze, etj. Kjo bandë drejtohej nga Dubai, aty ku janë të vendosur disa prej trafikantëve më të njohur shqiptarë.

Marsin e vitit të shkuar u bë e ditur se policia belge kishte arritur të deshifronte komunikimet që kryheshin me SKY EÇ. Që prej atëherë janë kryer disa mega-operacione, që kanë pasur në fokus mafian shqiptare.