'Qeverisja 1-vjeçare'/ Muhaxheri: Kosova në regres të madh me Kurtin! Qytetarët janë zhgënjyer

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka folur për qeverisjes një vjeçare të Albin Kurtit.

Muhaxheri që në fillim të emisionit ka theksuar se është menduar shumë që të gjejë një arritje të qeverisë së Kurtit gjatë këtij viti të parë si kryeministër por nuk ka mundur të gjejë qoftë edhe një të tillë.

Përkundrazi, sipas Muhaxherit gjatë këtij viti Kosova ka parë një regres të madh në të gjitha fushat kryesore si ato ekonomike apo sociale.

Ferko: Çfarë mund të themi në një vit qeverisje të Albin Kurtit dhe premtimeve të tij të bujshme?

Muhaxheri: Po mendoja një realizim të mirë të qeveisë Kurtit dhe unë ta thosha sot në këtë emision, por besoni që për këtë kohë të qeverisjes unë nuk e kujtoj asnjë gjë të mirë që kjo qeveri ka bërë për qyetarët e Kosovës, doja për Kosovën një shembull të mirë të kësaj qeverie por nuk e kemi. Doja të flisja shumë për dështimet e qeverisë së Kosovës që e kanë përcejllë gjatë një viti qeverinë e Albin Kurtit.

Ferko: Çfarë ka që nuk shkon atëherë? Por kemi parë edhe një unifikim të spektrit politik në lidhje me qëndrimet e fundit ndaj Serbisë!

Muhaxheri: Historikisht shqiptarët kanë qënë të unifikuar në raport me qëndrimet ndaj Serbisë, përjashto këtu VV e cila kur ka qënë në opozitë por partitë e tjera që kanë traditë gjithmonë kanë qënë bashkë për të unifikuar qëndrimet e tyre karshi Serbisë.

Ajo që është e rëndësishme, unë kam menduar se zoti Kurti do ti kërkonte falje qytetarëve të Kosovës për mashtrimin që u ka bërë. Në përvjetorin e qeverisje së tij ai, kam pritur që zoti  Kurti ti kërkonte falje të gjithë qytetarëve të Kosovës për premtimet e tij të pambajtura nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit sepse ai nuk ka arritur të rëalizojë asnjë nga këto premtime. Përkundrazi ka shënuar regres të madh në të gjitha fushat për gjatë qeverisjes një vjeçare të tij. Imagjinoni si do të jetë Kosova në fund të mandatit të tij. Do ketë më pak njerëz që do duan të qëndrojnë në Kosovë, do ketë më pak zhvillim ekonomik, do ketë shumë herë më pak siguri në Kosovë dhe kjo do të jetë qeverisja e Albin Kurtit nëse kjo qeveri do ta çojë mandatin deri në fund, por qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri nuk po i përfaqëson më interesat e tyre edhe pse e kanë votuar me 50%, por sot këtë po e ndjejmë nga takimet në terren.