Ndarja nga jeta e Bardhyl Londos, Berisha: Zi për letrat dhe kulturën tonë

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur Bardhyl Londo ka futur në zi dhe dhimbje shkrimtarët dhe artistët shqiptarë.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe  komunitetin e artistëve për humbjen e shkrimtarit të njohur, Londo.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Zi dhe dhimbje për letrat dhe kulturën tonë!

Dielli perëndoi per Bardhyl Londo përgjithmonë!

Te dashur miq, poezia, letrat dhe kultura jone sot jane ne dhimbje dhe zi dhe se bashku me to dhe mbare kombi shqiptar. Bardhyl Londo njeri nga poetet me te talentuar, shkrimtaret e mirënjohur, intelektualet me te shquar  mbylli sot sytë përgjithmonë.

Autor i veprave te shumta dhe te pavdekshme ne poezi dhe romane, qe me pendën e tij do behej pararendës i ndryshimeve te mëdha, Bardhyl Londo drejtoi për shume vite Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve  pas përmbysjes se diktaturës komuniste ne Shqipëri. Por Bardhyl Londo nuk ishte vetëm princ i poezisë shqipe ai ishte edhe një intelektual i madh dhe personalitet politik i shquar.

Mbështetës dhe kontribuues i rëndësishëm zhvillimeve te mëdha demokratike te viteve ‘90 Bardhyl Londo ne momente kritike për Partine Demokratike do angazhohej  ne forumet kryesore drejtuese te saj dhe përfaqësues i kësaj partie ne parlamentin shqiptar.

Duke shprehur nderimin me te madh për veprën e tij ne te cilën ai do jetoje për jete te jetëve dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin e tij te çmuar dhe bashkëpunimin tone, unë ndaj me familjen e nderuar te Bardhyl Londos, miqtë dhe te afërmit e tij dhimbjen dhe pikëllimin e thelle te kësaj humbje te pakompensueshme. I lehte qofte dheu i tokës tone për ty mik i dashur. Amin!