EMRI/ Pas Subashit edhe deputeti socialist përfundon në SPAK

Deputeti I PS-së Alqi Bllako ka qenë gjithashtu në SPAK krahas Armando Subashkit për t’u marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.

Emrin e Alqi Bllakos e ka denoncuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mars të vitit 2021, kur ajo bëri publike dokumentet e skandalit të inceneratorëve.

’Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.

Folloë the Money’, shkruante Kryemadhi në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Pak ditë më parë gazetari Elvi Fundo, publikoi dy dokumente në lidhje me përfshirjen e Alqi Bllakos në firmosjen e dokumenteve për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.