Skandali me incineratorin i Fierit, po merret në pyetje nga SPAK kryebashkiaku Subashi

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është thirrur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Subashi ka gati 2 orë që ndodhe në SPAK ku po merret në pyetje për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.

Mësohet se se ai është thirrur si deklarues dhe po jep shpejgime për çështjen e incineratorin në bashkinë që ai drejton. 

Ai ka preferuar të përballet i vetëm me pyetjet e prokurorëve pasi nuk ka preferuar të shoqërohet nga avokat.

SPAK vijon paralelisht me hetimet edhe marrjen në pyetje të disa personave, mes të cilëve edhe nga ata me poste drejtuese në administratë apo ish-funksionarë. Nuk dihet ende nëse këta të fundit janë marrë ne pyetje si persona nën hetim apo në rolin e dëshmitarit.