Shkurti, muaji më vdekjeprurës në Japoni që nga fillimi i pandemisë

Në Japonë, vdekjet nga Covid janë rritur në nivele rekord pavarësisht rënies së rasteve të reja. Zyrtarët japonezë shëndetësorë kanë miratuar tani një plan për kufizime më të ashpra në zonat ku infeksionet janë ende relativisht të larta.

Nga e diela, kur kufizimet e lëvizshmërisë dhe tregtisë do të përfundojnë në pesë prefektura e ku virusi duket se ka arritur kulmin, frenimi do të zgjatet deri më 6 mars në 17 zona me një nivel të lartë të rasteve.

Këshilltari i lartë shëndetësor Shigeru Omi u tha gazetarëve: Prioriteti në vazhdim është përpjekja për të frenuar rastet e rënda dhe vdekjet mes të moshuarve. Kjo vjen pasi vdekjet nga Covid u rritën në një rekord 271 të enjten, duke shënuar ditën e tretë radhazi që vdekjet kanë kaluar 200.

Rreth 2,446 njerëz kanë vdekur deri më tani këtë muaj, duke e bërë shkurtin muajin e dytë më vdekjeprurës në Japoni që nga fillimi i pandemisë.