Këlliçi takon Eurodeputetin Tajani: Rikonfirmim i bashkëpunimit politik me Forza Italia

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Antonio Tajani. Njoftimin për këtë takim Këlliçi e ka publikuar në një mesazh në faqen e tij në facebook ku shkruan se rikonfirmuam bashkëpunimin politik mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ja postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja sot Antonio Tajani, Eurodeputet dhe ish President i Parlamentit Europian, për të rikonfirmuar bashkëpunimin politik mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.