FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

Disa femra pëlqejnë thonjtë e gjatë, të tjerët preferojnë thonjtë e shkurtër të rrumbullakosur.

Preferencat për manikyr janë subjektive dhe tendencat po ndryshojnë vazhdimisht.

Nga të gjitha tendencat e bukurisë, thonjtë janë padyshim më argëtuesit për të luajtur.

Dhe viti 2022 nuk po rezulton të jetë përjashtim: nga arti i thonjve i epokës 2000 deri te manikyri i miratuar nga Pantone, do të jetë një vit i mirë për t’u pritur.

Mes gëzimit të rihapjes së salloneve estetike dhe atmosferës së gëzuar të sezonit të nxehtë, ka një ‘boom’ trendesh të reja për thonjtë.

othuajse janë zhdukur ngjyrat neutrale, për t’i lënë vendin toneve pastel dhe përzierjes së disa ngjyrave në një model.

Stili ‘french’ është më në modë se kurrë dhe mund të bëhen me ngjyra nga më të zbehtat te ato më shkëlqim ato neon, që kurrsesi nuk mund të kalojnë pa rënë në sy.

Mbi të gjitha, modelet nxjerrin në pah hijeshinë dhe estetikën e dorës. Në foto galerinë më poshtë, mund të zbuloni këto modele dhe të zgjidhni të preferuar tuaj, për t’ia treguar estetistes në takimin e ardhshëm.

Pas gjithë këtyre trendeve që ju treguam ne ju sugjerojmë që të mbani çfarëdo lloj thonjsh që ju pëlqeni.