Si mashtoi në Kosovë kompania e sondazheve që nxjerr Bashën fitues

Ditën e sotme, miku i Taulant Ballës botoi tek 'Panorama' disa sondazhe të Instituti PIPOS, të cilat nxirrnin fitues në zgjedhjet e 6 marsit Lulzim Bashën.

Publikimi i këtij sondazhi mashtrues nga zyra e Bashës në mediat e mikut të Taulant Ballës, Irfan Hysenbelliu, vjen menjëherë përpara sondazhit që do publikohet sot në mbrëmje në Euronews, ku mesa duket Basha është informuar se del i fundit.

Luli i çon sondazhet fallco në Prishtinë, njësoj siç çoi paratë e lobimit në Amerikë.

Dhe për të kuptuar se sondazhet e nxjerra nga Instituti PIPOS janë mashtrim po sjellim një fakt.

Fisnik Halimi, nga PIPOS vitin e kaluar para zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, nxirrte humbës Albin Kurtin.

Në atë kohë, në daljet televizive ai ishte i paqartë në sondazhet që bënte vet, sa Kurtin një herë e nxirrte me 41% e herë tjetër më pak, u zotua se nëse nuk i dalin të sakta matjet e tij nuk do të dalë për 10 vjet në televizione, shkruante Reporteri.net.

Këtë bast Fisnik Halimi e vuri me ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, pasi ky i fundit, sikur të gjithë, e kishte kontestuar sondazhin e para zgjedhjeve të 14 shkurtit, me të cilën Halimi pretendonte se VV’së së Kurtit i është tkurrur epërsia, në 40%.

Por ndonëse ka kaluar vetëm një vit, Halimi nuk e mbajti fjalën por përkundrazi e zhvendosi “dijen” e tij nga Prishtina në Shqipëri, për ti dhënë suport Lulit dhe për ta bërë atë fitues edhe kur nuk është.