Petrit Vasili: Shkarkimi i Metës, çmenduri e parlamentit. Hetimi antiligjor

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar shkarkimin e Metës nga Kuvendi e shpalljen më tej nga GJK antikushtetuese të vendimit.

Vasili thekson se shkarkimi i Metës ishte çmenduri e parlamentit, duke shtuar se hetimi ishte antiligjor.

“Parlamenti u çmend e nuk di çfarë vendimesh merr. Kemi një të marrë që vinte postera në rrugët e Shqipërisë me figurën e presidentit, një skizofren.

Vetë Kuvendi ishte në një çmenduri të madhe dhe falsifikoi dokumentet. Hetimi ishte antiligjor”, deklaroi Vasili.