Teksa largoheshin nga Krimeja, trupat ruse regjistrojnë incidentin e parë

Edhe ditën e sotme Rusia njoftoi se po tërheq trupat e saj nga Krimeja pas përfundimit të stërvitjes ushtarake në Krime.

Por mediat lokale kanë raportuar sot dhe incidentin e parë të këtyre trupave.

Fotot e shpërndarë nga këto media shfaqin një autokolonë mjetesh të blinduara që kanë ndalur pas një aksidenti të ndodhur midis një prej blindave dhe një automjet privat të tipit Lada, që duket sikur i ka prerë rrugën ushtarakëve.

Ngjarja ka ndodhur në Krime, ndërkohë që autoritetet ruse thonë se autokolona po kthehej në bazat e tyre në territor rus, dhe ka sjellë një farë ilariteti, edhe në një moment që mbetet ende dramatik dhe i paqartë për të ardhmen  e Ukrainës dhe jo vetëm.