Marina portugeze shpëton 22 marinarë nga anija e mallrave në flakë

Marina e Portugalisë tha se kishte shpëtuar 22 anëtarë të ekuipazhit nga një anije e madhe mallrash që mori flakë në qqeanin Atlantik.

"Felicity Ace" kishte dhënë alarmin pas një zjarri që shpërtheu në bord, tha Marina Portugeze në një deklaratë të mërkurën.

Anija 200 metra e gjatë po lundronte nga Emden i Gjermanisë për në portin e Davisville në Shtetet e Bashkuara. Anija me flamur panamez kishte qenë duke transportuar automjete kur mori flakë.

Marina e Portugalisë tha se një nga anijet e saj patrulluese dhe katër anije tregtare po ndihmonin me shpëtimin, pranë ishullit Faial të Azoreve.

U mobilizuan edhe Forcat Ajrore Portugeze.