VIDEO/ Berisha: Ky Kuvend nuk votoi kundër gjenocidit serb në Kosovë. Emrat e narkoqeveritarëve kanë dalë në përgjime

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ai e ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Por ai tha se nuk do e urojë Pavarësinë e Kosovës nga Kuvendi, pasi ky parlament nuk ka votuar kundër gjenocidit serb në Kosovë.

“Çdo gjë të thuash këtu, do dënohesh siç je dënuar për shpifje. Kam uruar Kosovën pa ardhur këtu për pavarësinë. Nuk e uroj këtu me ju, sepse ju nuk votuat ligjin për gjenocidin serb në Kosovë.

Ligji për gjenocidin serb nuk u votua. Nuk mund të uroj me ju, sepse kreu juaj është një vasal i Vuçiçit, që lobon për Vuçiçin në SHBA dhe sulmon Sali Berishën,” tha Berisha.

Më tej ai tha se mega-operacioni i fundit në disa shtete evropiane, ka zbuluar edhe përgjime ky implikohen zyrtarë të lartë të qeverisë.

“Kam një lajm shumë të veçantë sot. Sipas raportimeve të medieve dhe agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, Italisë, Francës, Belgjikës, Britanisë së Madhe, rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptarë, ministra, drejtorë, punonjës policie.

Këto të dhëna gjenden aktualisht pranë këtyre vendeve. Një ndihmë të veçantë ka dhënë këtu përdorimi i aplikacionit SKY ECC që përdoret nga narkoqeveritarët dhe bandat shqiptare,” tha Berisha.