'Nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im', Tifozat ‘Kuq e Zi’ me urim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës

Një urim i veçantë ka ardhur nga Tifozat “Kuq e Zi” të cilët përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kanë uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, kanë postuar betimin e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 “Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem betohem!”.