Protestuesit mblidhen para Ambasadës së SHBA, thirrje ambasadores Yuri Kim

Banorët protestues që do të dëbohen nga shtëpitë e tyre në rrugën “5 Maji”, në Paskuqan dhe në Laprakë, janë nisur në këto momente drejt Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për t’i kërkuar që të mbështesë kërkesat e tyre për dëmshpërblimin e banesave pranë Qeverisë së Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë që protestuesit shkojnë përpara kësaj ambasade, për t’i bërë thirrje në veçanti ambasadores Yuri Kim, që ashtu siç reagon për të gjitha çështjet e politikës shqiptare, të mbajë një qëndrim edhe për çështjen e qindra familjeve që do të mbeten të pastreha .

Kujtojmë se nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada amerikane për këtë çështje gjatë ditëve që kaluan.