", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/17/auto_kj1645091448.webp", "width": 963, "height": 541 } }

VIDEO/ Ukrainë: Bombardime pranë aeroportit të Donetskut

Bombardimet u dëgjuan në zonën e aeroportit të Donetskut dhe në fshatin Elenovka në Ukrainën Lindore, tha një dëshmitar okular për Reuters, por pa e bërë të qartë se sa serioze ishin incidentet dhe nga erdhën.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila monitoron situatën në Ukrainën lindore, por që ka tërhequr disa nga vëzhguesit e saj ditët e fundit, konfirmon gjithashtu "incidente të shumta" të bombardimeve me mortaja në rajon.

Dhe mëngjesin e sotëm separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore akuzuan ushtrinë se qëlloi në zonën që ata kontrollonin, katër herë brenda 24 orëve, duke shtuar se ata po përpiqeshin të siguroheshin që të mos kishte viktima.

Ndërsa ushtria ukrainase ka mohuar se ka shënjestruar rebelët separatistë pro-rusë në Ukrainën lindore.