Ndërtuesit taksohen për dheun si mbetje, flet Ilir Herbovija: Indiferenca e bashkisë është goditëse!

Në komisionin hetimor lidhur me incineratorët dy ditë më parë, u thirr edhe Luigj Aleksi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve, i cili ka hedhur akuza ndaj bashkisë së Tiranës

Ai tha se bashkia e Tiranës u ka vendosur kusht për lejet e ndërtimit dhe se ata duhet të kenë marrëveshje me inceneratorin në Sharrë për depozitimin e dherave.

Sipas tij, për çdo metër kub dhe që çojnë në landfill detyrohen ta paguajnë si mbetje, dhe t’i japin pronarit të landfillit edhe një taksë.

Madje ai shtoi se taksa varion dhe miratohet me vendim të këshillit bashkiak dhe dhe se nuk jepen lejet e ndërtimit pa kryer marrëveshjen me inceneratorin.

Ndërsa, përfaqësuesi i Fushatës së Ndërtuesve, Ilir Herbovija, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, 'Kafe Shqeto', në Syri Tv.

Ai tregoi më shumë mbi këtë kusht të vedosur për lejet e ndërtimit dhe se ata duhet të kenë marrëveshje me inceneratorin në Sharrë për depozitimin e dherave.

"Ndërtimi është parë gjithmonë si një proces që mund t'i marrësh gjatë gjithë kohës. Kjo çështje shpesh anashkalohet,  kemi përmendur dhe rithënë gjithmonë çështjen e dherave dhe problematikave që kanë të bëjnë me abuzimin, por nuk kemi marrë asnjëherë kujdesin e duhur për të trajtuar këtë çështje! 

Fshihen pas një procesi që është procesi i hedhjes së mbeturinave të ndërtimit duke fshehur nën të dhe vlerën e dherave te rikuperueshme", u shpreh Herbovija.

Flavio Qari: Kur një pallat ndërtohet, cila është kosto totale e përafërt që paguan ndërtuesi?

Herbovija: Bëhet fjalë për një shumë rreth 700 lek m3 dhe për një ndërtim normal bëhet fjalë për rreth 14 milion lekë, dhe këto nuk janë mbetje por përdoren për kompanitë bashkisë për lulishte etj etj.

Që nga viti 2018 kemi bërë disa ankesa por indiferenca e bashkisë është goditëse, se megjithëse jemi taksapagues të mëdhenj nuk kemi gjetur asnjëherë zgjidhje.

Kemi hedhur disa atëherë në gjyq bashkinë dhe për taksat, çfarë ka treguar që marrëdhënia jonë nuk ka qenë perfekte me bashkinë Tiranë, dhe kjo ka ndodhur jo për fajin tonë, por sepse institucionet e kanë ndërprerë bashkëpunim me ne.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: