Lojra fati të paligjshme/ Dy të rinj në pranga në Tiranë

Dy të rinj u arrestuan nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Fati i lojërave”, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë shtetasit : R. Gj., 19 vjeç, dhe M. S., 34 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.