Cili do jetë 'kurbani' i radhës për inceneratorët? Ironia e Manjanit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka cilësuar si “teori konspirative”, deklaratat se kryeministri Edi Rama është në dilemë për “kurbanin” e radhës, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon duke shkruar se Rama është në dilemë mes ministrit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Më shkrin fare konspiracioni i bulevardit të Tiranës.

Rama na qenka në dilemë. Të dorëzojë në SPAK Erion Velinë apo Ben Ahmetajn?!

Erioni po punon me Lulin, që ky i fundit të komandojë Joridën, që kjo e fundit të sulmojë Benin. Ky i fundit, nga ana e tij, i ka ngulur thonjtë mirë në kurriz të Ramës. Tigër hesapi…

Në çdo rast kemi Engjellin dhe Alqin që i dorëzon pa problem fare…

Gallatë, apo jo?!

Qyfyre, qyfyreeee…”- shkruan Manjani.