Greqi, ekspertët pranojnë të lehtësojnë disa masa anti-Covid

Athinë - Komiteti i ekspertëve  që këshillon qeverinë greke për trajtimin e pandemisë ka rënë dakord të lehtësojë disa masa në vazhdim pas mbledhjes së të mërkurës.

Ai ra dakord të rrisë kapacitetin në aktivitetet sportive deri  në 50%, për të lejuar klientët në këmbë që janë plotësisht të vaksinuar në vendet argëtuese dhe që udhëtimet shkollore të fillojnë që nga 1 marsi.

Megjithatë, komiteti nuk ishte në favor të lejimit të organizimit të ngjarjeve të mëdha si karnavalet.

Komiteti thuhet se e diskutoi lejimin e ngjarjeve të karnavaleve në ambiente të mbyllura duke treguar çertifikatave të vaksinave.

Ekspertët janë të shqetësuar se paradat mund të bëhen ngjarje super-përhapëse, që, të kombinuara me rritjen e udhëtimeve gjatë ditëve të karnavaleve, mund të prishin me shpejtësi përpjekjet e vazhdueshme për të frenuar pandeminë.