Përplasje me Ronaldon? Rashford mohon akuzat e gazetarit gjerman

Bild ka publikuar një informacion ku thuhet se futbollistët anglezë që luajnë për Manchester United janë kundër Cristiano Ronaldos dhe se janë të mërzitur që portugezi po imponohet si lider në dhomat e zhveshjes, teksa ka pasur edhe një debatnë rrjetet sociale.

Kështu, gazetari i Bild, Christian Falk, publikoi informacionin se futbollistët anglezë që luajnë për Manchester United, Harry Maguire dhe Marcus Rashford, janë kundër idesë që Ronaldo të jetë lider në dhomat e zhveshjes dhe se janë të zemëruar që ai krijoi një klan rreth tij.

Thuhet se Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Fred dhe Alex Telles janë pjesë e atij klani dhe kundër tyre janë lojtarët anglezë që luajnë për Djajtë e Kuq.

Lidhur me këtë dhe pas publikimit të lajmit në Tëitter, vetë Rashford i është përgjigjur Flak.

" Ju lutemi mos krijoni përçarje," shkroi Rashford dhe pak më pas gazetari i Bild u përgjigj përsëri:

“Ajo që thua nuk është e vërtetë dhe ju e dini këtë”, i tha Flak lojtarit të Manchester United.

Dy ditë më parë, në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” regjistruan një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Brighton-it, duke vazhduar kështu luftën për vendin e katërt, që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.