Presidenti i Shqipërisë: Gëzuar Kosovë e dashur!

Presidenti Ilir Meta ka uruar Kosovën sot me rastin e 14-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

“Gëzuar Kosovë e dashur, - shkruan Meta në Fb. - Mirënjohje përjetë heronjve, dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë krah njëra-tjetrës!”.

Mesazhi është shoqëruar me fotografitë e dy ludhëheqësve të shquar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe kreut të UÇK, Adem Jasharit.