FOTO/ Statistikat e pjesës së parë në Salzburg-Bayern Munchen dhe Inter-Liverpool

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e 1/8-ave të finaleve të Champions League që po zhvillohen këtë mbrëmje, Inter-Liverpool dhe Salzburg-Bayern Munchen.

Në “San Siro” nuk ka ndryshim rezultati, ku Interi dhe Liverpooli e kanë mbyllur pa gola fraksionin e parë të lojës.

Në takimin tjetër, në “Red Bull Arena”, pjesa e parë ka dhuruar surprizë.

Austriakët e kanë mbyllur në avantazh 1-0 ndaj bavarezëve, me golin e shënuar në minutën e 21-të nga Adamu.

Në tabelat e mëposhtme, mund të shihni statistikat e pjesës së parë në dy ndeshjet.