Eksperti i pensioneve: Skema e sigurimeve shoqërore e rrezikuar, të kryhet sa më parë regjistrimi i popullsisë

Eksperti i pensioneve Koço Broka, i ftuar në emisionin 'Këndi i Pano Sokos', në Syri Tv, ka komentuar skemën e sigurimeve shoqërore.

Broka theksoi se skema e sigurimeve shoqërore është e rrezikuar.

Ai shton se duhet që të kryhet sa më saktë regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë, që të shikojmë gjërat më me realizëm.

“Qeveria rriti fiktivisht pagën minimale. Buxhetit të sigurmeve shoqërore i janë shtuar vitin e kaluar 1 miliardë. Shpenzimet për sigurimet shoqërore do shtohen.

Regjistrimi i popullsisë duhet të kryhet sa më i saktë e do jetë foto shumë e mirë për të parë realitetin, siç një njeriu i thuhet që ke këtë sëmundje, jemi te realizmi.

Skema e pensioneve është e rrezikuar, duhet përballuar ky realitet, duhet të jemi realistë e të shohim rrugët e zgjidhjes”, deklaroi Broka.