Johnny Depp dekorohet me medalje nga Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka dorëzuar aktorit të famshëm Johnny Depp, medalje për “meritat në aktivitetet publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e artit filmik dhe promovimin e Serbisë në botë”.

 

Depp ka qenë i përfshirë në disa projekte përfshirë xhirimet e skenave në Beograd për filmin artistik “Minamata” dhe në serialin e animuar të prodhuar nga Serbia “Puffins Unlimited”.

 

“Unë sinqerisht ju falënderoj, President Vuçiç. Ju falënderoj që jeni kaq i sjellshëm për të ma dhuruar këtë medalje”, u shpreh aktori.

 

Kujtojmë që viteve të fundit, Depp ka humbur disa role të rëndësishme filmike pas humbjes së rastit gjyqësor të ngritur nga ish-gruaja e tij, Amber Heard, e cila e akuzoi aktorin për dhunë fizike dhe emocionale.