FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare të Salzburg-Bayern Munchen

Salzburgu pret mbrëmjen e sotme në “Red Bull Arena” nëntë herë radhazi kampionin e Bundesligës dhe njërin nga favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, Bayern Munchen.

Austriakët në këtë ndeshje janë me shumë mungesa, pasi sonte nuk do të luajnë Bernardo, Diambo, Koita, Okoh dhe kosovari Vallci.

Megjithatë, për Salzburg sonte nga minuta e parë ka startuar talenti gjerman i kësaj skuadre, Karim Adeyemi.

Edhe Bayerni ka disa mungesa në këtë ndeshje me Davies, Goretzka, Musiala, Neuer dhe Stanisic.

Por, bavarezët kanë startuar me katërshen e fuqishme në sulm si: Gnabry, Lewandowski, Sane dhe Coman.