E tallën për djalin gay, babai i të riut i jep fund jetës nga turpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një baba është vetëvrarë për shkak se po e tallnin për djalin e tij që është gay.

Kjo ka ndodhur pasi ai pa një video e djalit të tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër,

“Miqtë” dhe të njohurit babait që i dha fund jetës e tallnin prej kohësh për “pëlqimet” e djalit të tij.

Rasti ka marrë përmasa të mëdha dhe është përhapur me shpejtësi në ishujt përreth, ndërkohë që hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria përkatëse e Policisë.