Inter-Liverpool, formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohen skuadrat në ‘San Siro’

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve është padyshim ajo mes Interit dhe Liverpoolit.

Kampioni i Italisë, Inter, pret sonte në “San Siro” kampionin e para tri viteve në Ligën e Kampionëve, Liverpoolin.

Interi në këtë ndeshje do të jetë pa Nicolo Barellan, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq.

Po ashtu, Correa do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit në muskuj, ashtu si edhe transferimi i ri i Interit, Gosens.

Në sulm sonte nga minuta e parë për Interin ka startuar Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Në anën tjetër Liverpool hyn në këtë ndeshje pa asnjë mungesë, teksa Klopp për treshen e sulmit ka zgjedhur: Salah, Mane dhe Jota.