​ ‘Kam punuar zhigolo, merrja 1000 euro në...’/ Fjori kurioze si kanë qenë shërbimet e Aldisit

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i dy të rinjve të cilët sapo janë deklaruar për njëri-tjetrin në program.

Aldisi i tregoi Fjorit në takim por dhe publikut se para nja viti ka punuar si zhigolo.

 

Konkurrenti tha se ka qenë një hobi dhe nuk e ka bërë për para, megjithëse pranoi se ka fituar shumë të ardhura gjatë asaj periudhe:

 

“Nisi për hobi. Merrja 80 euro në orë. Kam marrë dhe 1.000 euro për dy ditë. Ka ndodhur para një viti dhe kanë qenë kryesisht gra të moshës 30-45 vjeçe”.

Fjori u habit nga rrëfimi i Aldisit dhe tha se nuk ia merrte mendja se do të kishte një eksperiencë të tillë.

 

Fjori: A kanë ngelur të kënaqur njerëzit nga shërbimi yt

Aldisi: Do të doje ta provoje?

Fjori: Po u deklarova për ty, kjo është gjë normale