Lezhjani gjendet i vdekur në shkallët e hotelit në Himarë

Policia informon se një shtetas 65 vjeç nga Lezha është gjetur i vdekur në shkallët e një hoteli në Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se vdekja e tij të ketë ardhur nga shkaqet natyrale.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur  nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.