Çollaku: Gjiknuri, Ahmetaj dhe ministrja që firmos akoma dhënien e parave, duhet ta kenë derën te SPAK

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon ka folur në lidhje me aferën e incenratorëve dhe komisionin hetimor parlamentar.

Çollaku ka theksuar se kemi dy fakte shumë të thjeshta , kemi 430 milion euro të vjedhura, dhe dihen njerëzit që kanë vjedhur, gjithë ministrat e financave, me Gjiknuri, Ahmetaj, dhe ministrja e cila firmos akoma dhënien e parave, duhet ta kenë derën te SPAK dhe jo te komisioni.

Meço: E pengon ky komision hetimor punën e SPAK apo edhe denoncimin e aferës?

Çollaku: Unë mendoj që po. Komisionet hetimore parlamentare nuk kanë prodhur të hetuar, ndëshkuar, të dënuar. Por në situatën kur SPAK ka një kallzim nga opozita PD-ja LSI-ja me dokumneta, me prova dhe pothuajse është hetuar kemi dy fakte shumë të thjeshta , kemi 430 milion euro të vjedhura, dhe dihen njerëzit që kanë vjedhur, gjithë ministrat e financave, me Gjiknuri, Ahmetaj, dhe ministrja e cila firmos akoma dhënien e parave, duhet ta kenë derën te SPAK dhe jo te komisioni. Dhe ato dokumenta që sot publikohen në cilësinë e hetimit hyjnë te sekreti hetimor. Dy nga anëtarët e komisionit duhet të jenë në prokurori dhe jo në komision.

Në momentin që SPAK ka nisur hetimin, komisioni duhet të ishte me dyer të mbyllura. Duket më shumë si një shoë. Ka afër një vit që ka filluar hetimi dhe duhet të kishim më shumë se një ministër prapa hekurave.