Ardian Muka: Më 6 mars ne do të fitojmë. Iu kthejmë Durrësin qytetarëve

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, në takimin që zhvilloi me banorët e Katundit të Ri në Durrës deklaroi se më datë 6 mars, do ketë fitore për koalicionin që e kandidon.

Muka theksoi se në zgjedhjet e pjesshme, Durrësi do iu kthehet qytetarëve.

“Më 6 mars, do ia kthejmë Durrësin qytetarëve. Ne do të fitojmë. Jam kosovar nga mamaja. Ne do i japim qytetit një fytyrë qytetare, do shkulim arrogancën në bashki për të vendosur atë që dimë të bëjmë më mirë, që të kthejmë Bashkinë e Durrësit në duar të njerëzve të thjeshtë.

Unë vij nga bota e biznesit, kam paguar taksat në rregull, kam punësuar dhjetëra punonjës, që i kam parë si pjesë të familjes sime e nuk kam marrë asnjë para publike.

Unë jam Ardi Muka, një nga ju. Data 6 mars është fitore për demokracinë. Më 6 mars qytetarët do votojnë për veten e opozita të kthehet në forcë për të marrë qeverinë e për të udhëhequr Shqipërinë, për ta çuar vendin drejt rrugës së BE, që gjithmonë ne kemi kërkuar”, deklaroi Muka.