Përmbytje të mëdha në këtë shtet, humbin jetën 34 persona

Brazili është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme të vendit.

Si rezultat 34 qytetarë kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas një rrëshqitje dheu , në zonën e quajtur Regua Serrana.

Sekretari i Mbrojtjes Civile Gil Kempers, raportoi se një nga pikat më kritike është Morro da Oficina , ku një ortek gurësh shkatërroi disa shtëpi.

Në disa komuna është shpallur gjendja e emergjencës dhe është anuluar aktiviteti në shkolla.

Ndërkohë nuk është hera e parë që Brazili goditet nga moti i keq, ndërsa ekipe e emergjencës ndodhen në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar.