Humbi rolin më të rëndësishëm në karrierën e saj, Rita Ora e ‘shkatërruar’ nga anulimi

Vetëm pak ditë pasi lajmëroi se do të luante një personazh kryesor në shfaqjen e re të ‘Disney’, u mësua se “Beauty and The Beast” u anulua.

Rita Ora ka pësuar një goditje dhe zhgënjim të madh pas dështimit të këtij projekti.

31 vjeçarja do të luante së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad, në rolin e saj më të madh deri më tani.

Një burim tha: “Rita ishte absolutisht e shkatërruar kur i thanë se Beauty and The Beast ishte anuluar.

“Ka pasur probleme me skenarin. Askush nuk e ka idenë se sa kohë do të duhet për ta rikthyer filmin në rrugën e duhur”.

Një burim i dytë shtoi: “Disney janë fansa të mëdhenj të Ritës. Ekzekutivët e lartë atje po e mbështesin atë gjatë gjithë rrugës”.

Rita tani do të ketë më shumë kohë për të punuar në muzikë të re pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me “BMG”.