U arrestua si pjesë e grupit ndërkombëtar të kokainës, Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali

Emiratet e Bashkuara Arabe refuzuan të ekstradojnë Rafaele Imperiale dhe shqiptarin Denis Matoshi alias Eldi Dizdari në Itali. Kujtojmë se ky i fundit, ishte i arrestuar në Dubai si pjesë e organizatës kriminale të trafikut të kokainës . Ata u ndaluan edhe për disa kohë.

Sipas mediave belge, në Emiratet e Bashkuara është arrestuar edhe një tjetër kontrabandist belg Farhan Bouzambou (41) nga Mechelen u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg në fund të vitit të kaluar për pjesën e tij në një rast kokaine në të cilin ishte përfshirë edhe prezantuesi i televizionit holandez Frank Masmeijer.

Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta van Antëerpen.

Belgjika kishte lëshuar një urdhër arresti për Bouzambou. Ai u shtua në Listën Ndërkombëtare të Kërkuar të Interpolit në tetor 2021. Belgjika tani do t’i kërkojë Emirateve të Bashkuara Arabe ekstradimin.

Nëse do të arrihet deri te kjo, mbetet për t’u parë pasi po merret si analogji rastin e shqiptarit dhe italianit, të cilët nuk janë ekstraduar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.