E pabesueshme: Ja sa kushtojnë bizhuteritë e Ronaldos dhe Georginës

Jeta e luksit e Xheorxhina Rodrigezit dhe Kristiano Ronaldos u shfaq në dokumentarin “Unë jam Xheorxhina” në “Netflix”.

Aty duket edhe një pjesë e mirë e pasurisë së tyre e cila ka shkuar për… bizhuteritë. Eksperti i vlerësimit të tyre, Stiven Ston, është munduar që të bëjë një llogari të koleksionit të bizhuterive të tyre, ku përfshihen unaza e fejesës së modeles prej 600 mijë paundësh, por edhe ora e “Franck Muller” e sulmuesit (1.2 milionë paund).

Ston thotë se në total koleksioni i çiftit arrin shifrën e çmendur të 5.5 milionë paundëve pasuri.

XHEORXHINA – Partnerja e yllit të Junajtidit i reklamon diamantet dhe gurët e saj të tjerë të çmuar në rrjetet sociale.

Në promon e dokumentarit të saj, 28-vjeçarja shfaq një koleksion diamantesh varëse, vathë dhe unazë prej 2 milionë e 700 mijë sterlinash.

Në një tjetër skenë ku Xheorxhina është duke kryer një set fotosh, ajo mban një byzylyk të cilin eksperti Zak Ston e beson se kushton 1 milion sterlina. Më vonë një unazë me një gur të madh safiri shfaqet në dorën e saj (750 mijë paund). Në vitin 2021, Ronaldo zbuloi se unaza e fejesës “Cartier” i kushtoi 600 mijë paund.

Të gjitha bizhuteritë e saj ajo i ka vendosur në një kasë mbajtëse të “Louis Vuitton” e cila ka kushtuar 108 mijë paund.

Por miqtë më të mirë të grave i kemi parë shpesh edhe në trupin e Kristianos.

Diamantet e para të sulmuesit ishin vathët e tij (15 mijë paund), ndërsa koleksioni i orëve i kalon 1.5 milionë paundët.

Por është ende Xheorxhina ajo që gëzon koleksionin më të kushtueshëm në familje, natyrisht ashtu siç duhet të jetë.