Moderna nis eksperimentimin në Britani të vaksinës së re për Omicron

Rreth 3,000 vullnetarë britanikë po kërkohen që të marrin pjesë në një studim për vaksinën përforcuese për Omicron të Moderna.

Vaksina, e cila është një nga të parat në botë që trajton variantin, do të testohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar falë një partneriteti midis Moderna dhe Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR).

I udhëhequr nga një ekip me bazë në Universitetin e Londrës St George, studimi do të kërkojë që gjysma e vullnetarëve  të bëjnë vaksinën e re të Moderna për variantin Omicron dhe gjysmës tjetër t’I injektohet vaksina e zakonshme Moderna, raportoi PA Media.

Dihet tashmë se imuniteti i njerëzve ulet disa muaj pas dozave përforcuese të Covid, që do të thotë se nevojiten prova klinike për të përcaktuar nëse njerëzit mund të kenë nevojë për një dozë të katërt përforcuese.

Prova do të kërkojë gjithashtu të rekrutojë njerëz që kanë marrë vetëm dy doza të një vaksine dhe nuk kanë marrë ende një dozë.