Ronaldo drejt largimit nga Manchester United, portugezi mund të rikthehet në Seria A

Cristiano  Ronaldo nuk është i kënaqur me ekperiencën e tij të dytë te Manchester United dhe ka kërkuar largimin në fundin e këtij sezoni.

Sipas asaj që raportohet nga media angleze, në gjurmët e Ronaldos janë dy gjigantët evropianë PSG dhe Bayern. Leonardo dëshiron të plotësojë ëndrrën e shumë tifozëve që dëshirojnë të shikojnë në një ekip Ronaldon dhe Messin.

Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është mundësia që Ronaldo të rikthehet në Itali. Pas tij qëndron edhe Roma e Jose Mourinhos që sipas "Sun" ka një shans të mirë të afrojë portugezin.

Rol kyç në këtë marrëveshje mund të luajë trajneri i Romës, Mourinho që ka një njohje të vjetër me Ronaldon. Megjithatë, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve ende pasi asnjë kontakt nuk ka nisur midis tyre.