Donaldi për fitoren, Arjola: 'I ka përdorur që të gjithë për famën e vet'

Në puntatën e radhës të 'Fun Club', disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.

Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.

Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.

Aktorja tha edhe që Donaldi ka bërë heroin me të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji. Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.