Anglia ofron ilaçin për njerëzit që duan të dobësohen, por me rekomandim nga mjeku

Të rriturve që luftojnë me peshën e tyre të madhe, së shpejti mund t'u ofrohet një injeksion në javë për të ndihmuar në heqjen e yndyrës së pashëndetshme.

Trajtimi, semaglutide, i quajtur Wegovy, i bën njerëzit të ndihen më të ngopur, kështu që ata hanë më pak dhe s’ndihen aq të uritur.

Në eksperimentet e përdorura së bashku me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime, ilaçi i ndihmoi njerëzit obezë të humbnin një të dhjetën e peshës së tyre trupore - rreth 13 kg mesatarisht.

Dhe Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit po rekomandon që ai të vihet në dispozicion në spitale.

Projekt-udhëzimet e Institutit për Anglinë dhe Uellsin, të pamiratuara ende plotësisht, thonë se duhet të jepet:

nga një specialist

për të rriturit obezë me të paktën një problem shëndetësore të lidhur me peshën, si presioni i lartë i gjakut ose sëmundjet e zemrës

për një maksimum prej dy vjetësh

Njerëzit mund ta injektojnë vetë duke përdorur shiringa të mbushura paraprakisht.

Njerëzit obezë duhet të flasin me mjekun e tyre të përgjithshëm për humbjen e peshës në mënyrë të sigurt.

Disa e menaxhojnë atë vetëm nëpërmjet dietës dhe stërvitjes.

Trajtime të tjera të disponueshme përfshijnë:

orlistat - një pilulë që ndalon trupin të thithë një pjesë të yndyrës në ushqim

liraglutide, e quajtur Saxenda - një injeksion i përditshëm që i bën njerëzit të ndihen më të ngopur dhe më pak të uritur

një shirit gastrik - i vendosur rreth stomakut për t'i bërë njerëzit të ndihen më të ngopur

një bypass gastrik ose kirurgji bariatrike - për të hequr ose ndryshuarnjë pjesë të traktit tretës

Obeziteti prek rreth një në katër të rritur në Britani dhe rrit rrezikun e problemeve të rënda shëndetësore.

Në 2018 - 2019, pati 11,117 shtrime në spitale në Angli që i atribuoheshin drejtpërdrejt obezitetit.

Helen Knight, nga NICE, tha: "Ne e dimë se menaxhimi i mbipeshës dhe obezitetit është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shërbimi ynë shëndetësor.

“Është një gjendje e përhershme që ka nevojë për ndërhyrje mjekësore, ka efekte psikologjike dhe fizike dhe mund të ndikojë në cilësinë e jetës”.