Rusia thotë se po zhvendos disa trupa në bazat e tyre. Çfarë do të thotë kjo?

Analizë e marrë nga CNN-  Rusia njoftoi ditën e djeshme se disa trupa do të kthehen në bazat e tyre në shtëpi pas përfundimit të stërvitjes, një ditë pasi ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov  tha se presidentit rus Vladimir Putin mendon se diplomacia kishte ende një ‘shans’  dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha CNN se Putini është "i gatshëm të negociojë". 

Po sa i rëndësishëm është ky zhvillim?

Le ta fillojmë me atë që dimë.

Deklarata e dhënë nga gjeneralmajor Igor Konashenkov zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrotjes dha specifika të shkurtra.

Trupat e Distrikteve ushtarake Jugore dhe Perëndimore të Rusisë tha ai kanë filluar të ngarkojnë pajisjet për t'u kthyer në bazat e tyre, por dha pak specifika se ku ishin ushtruar ato njesi, cilat janë stacionet e tyre të origjinës ose sa trupa gjithsej po ktheheshin në shtëpi.

Për më tepër ne e dimë nga njoftimet e lajmeve të Ministrisë së Mbrotjes se stërvitjet në Bjellorusi përfshijnë një numër të konsiderueshëm trupash nga e gjithë Federata Ruse, duke përfshirë njesi të bazuara në Distriktin Ushtarak Lindor të Rusisë- disa zona kohore në lindje të Rusisë Evropiane, një rajon masiv i kufizuar në skajin e tij lindor nga Oqeani Paqësor.

 Rusia është një vend masiv që përfshin 11 zona kohore; Ushtria e saj e ndan vendin në pesë territore administrative: rrethet perëndimore, jugore, qendrore dhe lindore dhe Flota Veriore.

Trupat që u larguan nga stërvitjet në Krime, e aneksuar nga Rusia në 2014, po ushtroheshin teknikisht brenda Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë. 

Trupat e Qarkut Ushtarak Jugor mund të kthehen potencialisht në bazat në Kaukazin verior ose në rajonin e Rostovit.

Deklaratat e së martës, pra, na japin shumë pak të dhëna zyrtare se sa i rëndësishëm është ky veprim: Mund të jetë lehtësisht një rotacion -- mund të zëvëndohen me trupa të reja -- ose një tërheqje graduale pas stërvitjeve. 

Dhe Konashenkov e bëri të qartë se stërvitjet aktuale të Rusisë në det kanë një shtrirje mjaft globale, duke u zhvilluar në "zona të rëndësishme operacionale të oqeaneve të botës" dhe në ujërat ngjitur me territorin e Rusisë.

Ka gjëra për t'u kujdesur në ditët në vijim. 

Putini dhe lideri bjellorus Alexander Lukashenko do të takohen këtë javë dhe ne mund të marrim disa sugjerime se kur do të përfundojnë stërvitjet në Bjellorusi -- dhe kur ushtarët rusë atje do të kthehen në shtëpi.

I pyetur nëse do të merret një vendim për tërheqjen e trupave ruse nga Bjellorusia gjatë atij takimi, zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha: "Të mos flasim para. Le të presim takimin".

Ndërkohë, disa zyrtarë perëndimorë ishin skeptikë ndaj njoftimit të trupave ruse dhe thanë se nuk kishte prova se një de-përshkallëzimi i krizës ishte në plan.

"Shenjat që vijnë nga Moska për gatishmërinë për të vazhduar angazhimin në përpjekjet diplomatike... japin disa arsye për optimizëm të kujdesshëm. Por ne, natyrisht, do të ndjekim nga afër se çfarë po ndodh në terren dhe nëse kjo reflektohet në disa de- përshkallëzimi i ngritjes së ushtrisë ruse rreth Ukrainës”, u tha gazetarëve të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.