Babai i Ilirit në 'Fan Club', ja ç’ka për të thënë ai për djalin e tij

Në “Fun Club” erdhën shumë persona që përfaqësonin dhe që ishin në mbështetje të finalistëve.

Në rastin e Ilirit, ka qenë babai i balerinit, i cili kishte vetëm fjalë të mira për djalin e tij.

Ai u shpreh se Iliri ka ardhur me dëshirën e vet si pjesë e emisionit dhe se ka arritur të demonstrojë aftësitë e kapacitetin e tij.

Dojna: A keni qenë juve dakord që Iliri të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”?

Babai i Ilirit: Me gjithë shpirt falenderoj ‘Big Brother’-in që na ftoi për të dhënë një konkluzion ose një mendim. Kjo dëshirë qenë dëshirë e Ilirit kryesisht. Donte të vinte veten e tij në provë, me persona VIP. Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij, kapacitetin e tij, vendosmërinë e tij dhe ndershmërinë e tij. Universale, këtë e theksoj. Ne prindërit, ju japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.