Realizoi kundër 'të ardhmes', Mbappe: Ëndërr të dëgjoj emrin tim, nuk kam vendosur ende asgjë

Heroi i PSG-së në përballjen kundër Real Madridit (1-0) në Champions League, Kylian Mbappe u shfaq i lumtur para kamerave për triumfin e arritur në “Parc des Princes”.

Natyrisht, sulmuesi francez nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me të ardhmen, ku ekipi që përflitet se do të transferohet është pikërisht Reali i Madridit, të cilëve iu shkaktojë një humbje të dhimbshme.

Megjithatë, Mbappe ka bërë të qartë se për momentin mendon vetëm për PSG-në, edhe pse pranoi se nuk ka marrë asnjë vendim se ku do të vazhdojë karrierën në këtë verë.

“Jemi të lumtur, kemi bërë një ndeshje të madhe dhe ishte e rëndësishme. Rritëm ritmin e ndeshjes, punuam së bashku, por është vetëm një ndeshje, jemi gati edhe për sfidën ë kthimit. Unë jam gjithmonë gati për luajtur.

Është normale që njerëzit të flasin për mua. Jam i lumtur që jam një lojtar i PSG-së. Do të jap gjithçka për t’u kualifikuar, mundësitë janë më të mira tani, por nuk ka përfunduar asgjë. E njohim Realin dhe është një ndër klubet më të mira në botë. Do të japim gjithçka për t’u kualifikuar.

Publiku? Është një ëndërr që të gjithë njerëzit këndonin emrin tim ashtu. Ishte një gol i rëndësishëm. Unë e di që po luaj në një nga ekipet më të mira në botë. Do të jap gjithçka në atë që mbetet nga ky sezon. Nuk e kam vendosur ende të ardhmen”, tha Mbappe pas përfundimit të sfidës.