Brighton mbeti me një  lojtar më pak në minutën e 54-të pasi Lewis Dunk mori kartonin e kuq direkt, ndërsa në momentet e fundit të ndeshjes Bruno Fernandes konfirmoi triumfin e Djajve të Kuq.

Rezultati dhe golashënuesit:

Manchester United - Brighton 2:0 (Ronaldo 51', Fernandes 90+5')

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/16/auto_FLq490GXIAcjzyq1644996567.jpg", "width": 900, "height": 601 } }

Manchester United rikthehet tek fitorja, Ronaldo shënon golin e parë për 2022

Manchester United arriti një triumf të rëndësishëm pas tre dështimesh radhazi, teksa mposhti 2-0 Brighton në Old Trafford.

Pas eliminimit nga FA Cup nga Middlesbrough, Djajtë e Kuq nuk arritën të ruanin avantazhin ndaj Burnley-t dhe Southampton-it në duelet në të cilat pritej fitorja, ndaj një triumf mbrëmjen e djeshme ishte më se i nevojshëm.

Në pjesën e parë nuk pati shumë raste dhe ranë në sy tentativat e Jakub Modera dhe Yves Bissouma në minutat 39 dhe 40. Asnjë gol nuk pati në pjesën e parë.

Në minutën e 51-të pamë episodin më të bukur të ndeshjes. “Thatësia” u ndërpre përfundimisht nga Cristiano Ronaldo dhe ai arriti të shënojë pas gjashtë ndeshjeve, për herë të parë në vitin 2022.

Pas driblimit, portugezi goditi bukur në kufijtë e zonës, duke tundur rrjetën e Galebovos.

Brighton mbeti me një  lojtar më pak në minutën e 54-të pasi Lewis Dunk mori kartonin e kuq direkt, ndërsa në momentet e fundit të ndeshjes Bruno Fernandes konfirmoi triumfin e Djajve të Kuq.

Rezultati dhe golashënuesit:

Manchester United - Brighton 2:0 (Ronaldo 51', Fernandes 90+5')